Gastroenteritet është një nga diagnozat më të përhapura tek foshnjat e fëmijët, dhe Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se për këtë ekziston një vaksinë e cila do të futet në programin kombëtar të vaksinimit.
Aplikimi i saj do të nisë nga data 1 tetor 2019.
Infeksioni nga Rotavirus është shkaku më i shpeshtë i gastroenteritit tek foshjat dhe fëmijët e vegjël. Thuajse të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjec infektohen të paktën një herë nga Rotavirus dhe shumë prej tyre kërkojnë trajtim mjekësor ose spitalor për shkak të dehidrimit.
“Një vaksinë ndaj Rotavirusit, e cila merret nga goja, ekziston dhe do të futet në programin kombëtar të vaksinimit të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vaksina do të aplikohet, në moshën 2, 4 dhe 6 muaj duke filluar ne datën 1 Tetor 2019. Në datat 11 dhe 12 Shtator 2019 u trajnuan pranë ISHP-së epidemiologët dhe kryevaksinatorët e njësive vendore të kujdesit shëndetësor ne lidhje me infeksionet nga Rotavirus, vaksinat dhe imunizimi ndaj Rotavirus, mënyra e aplikimit të vaksinës, efektet anësore dhe kujdesi ndaj tyre, siguria e vaksinave, kundërindikimet etj. Këta specialistë do të zhvilojnë trajnime kaskadë me të gjitha qendrat shëndetësore ku do të aplikohet vaksina”, thotë ISHP në një postim në Facebook.
Imunizimi ndaj Rotavirus do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme gastroenteritet tek fëmijët e vegjël.
Një ditë më parë në një intervistë për tirananews.al, mjekja pediatre Anila Sevdari dha disa këshilla për prindërit se si duhet të veprojnë kur fëmija ka gastroenterit.
Lexo edhe- Flet mjekja pediatre Anila Sevdari/ Çfarë është gastroenteriti dhe si të kujdesemi për fëmijën
