Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati ndaj Lul Berishës, rrëfehet kosovari: Më kërcënuan ta vrisja

11:42 / September 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmet ajeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dëshmuar Ahmet Ajeti, shqiptari nga Kosova i akuzuar për atentatin ndaj Lulzim Berishës, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

Balkanweb bën të ditur se Ajeti i cili ka nisur rigjykimin pas dënimin në mungesë me 20 vjet burg për “tentativë vrasje”, ka deklaruar se disa persona i kanë kërkuar të vrasë duke e kërcënuar në familjen e tij por se nuk kishte pranuar. Për këtë arsye ai ka deklaruar se është vetëplagosur.

“Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin të cilin e njihja që nga viti 2001. Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë.

Aty takuam dy persona të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës. Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje. Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre. Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi. Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin”, ka rrëfyer Ajeti.

Ai tha se më pas është vetëplagosur në bark dhe ka deklaruar për policinë se është plagosur gjatë një sherri.

“Por ne nuk donim të bënin vrasje. Ata na thanë s’keni shpëtim pa kryer veprën penale. Atëherë vendosa të vetësakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagosa në anën e majtë në bark. U vetëplagosa pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës.

Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më. Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi.

Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe meë plagosën. Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam”, ka rrëfyer Ahmet Ajeti.

atentati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.