Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ndërsa u ndal tek deklarata e tij se politikanët duhet të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor, tha se është i gatshëm ta bëjë ai i pari.
Sipas Metës nuk është normale që vendi të jetë në një situatë të tillë pas 30 vitesh, ndërsa shtoi se duhet të përfshihet në legjislacion që kryeministri, presidenti, politikanë e zyrtarë, të bëjnë testin e drogë e të shëndetit mendor.
“Për testin e drogës, Shqipëria ishte në një situatë të çmendur. Antagonizmi çfarë tregon? Normale nuk është të vijë vendi këtu ku është pas 30 vitesh.
I kemi kaluar njëherë këto. Kjo situatë që vjen kaq e orkestruar nga lart, nga jashtë, duhet të ketë ca probleme të anormalitetit. E bëj unë testin i pari.
Por ama ta bëjnë të gjithë. Por këtu duket që ka probleme.
Të gjithë këta që zgjidhen duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, deputetë, zyrtarë, në të ardhmen duhet të përshihet në legjislacion që të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor”, tha Meta.