Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fileto pule me salmonelë nga Brazili, ndëshkohen tre supermarkete në Tiranë

09:18 / September 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fileto
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushimit ka bllokuar një sasi prej 27 tonë fileto pule që vinin nga Brazili, të cilat rezultonin me salmonelë.

Në total u sekuestruan 46.2 ton ushqime të pasigurta, të cilat u pasuan me ndëshkimin e subjekteve me një gjoba që shkojnë 5.25 milionë lekë në Tiranë.

NJOFTIMI I AKU

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ushtroi kontroll në 3 subjekte me aktivitet “Supermarket”, nga ku u konstatua: importim i produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Në PIK Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë veterinare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për produktin oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human.

fileto pule salmonele
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.