Nga Fernada Cenko
Ndërsa Lulzim Basha po shtyn pa fund diskutimet për Kodin e ri zgjedhor, dy aleatët e tij nuk durojnë por kanë bërë gati variantet për një reform zgjedhore, e cila duket vërtetë surprizë.
Nard Ndoka, kryetar i PDK-së dhe Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, flasin për “TemA Javore”, duke shpjeguar përpjekjet dhe propozimet e tyre.
Edhe pse nuk ka shumë peshë në këto zgjedhje ndryshimi i kodit, për ato parlamentare situata ndryshon. Të vegjëlit janë për lista të hapura dhe jo të mbyllura siç është aktualisht dhe si i pëlqejnë dy partive të mëdha, PS-PD. Edhe pse zëri i tyre degjohet pak apo fare, të vegjlit e bëjnë mundimin e tyre edhe pse i nënshtrohen dy partive të mëdha.
Partitë e vogla, duan apo nuk duan nuk mund të ecin dot në rrugën e zgjdhjeve vetëm. Ato ose do të zgjedhin të bëjën koalicion parazgjedhor, osë pas zgjedhjeve për të ndarë pushtetin, me cilën palë bëhen. Partia e Agron Dukës në zgjedhjet e 2016 humbi për pak vota, ndërsa nëse do të ishte në një koalicion do trë fitonte të ishte deputet. Po ashtu rasti i Nard Ndokës i cili u fut në listën e PD në zgjedhje, fati e deshi që të ishte deputet. Pra edhe pse të vegjlit janë të detyruar të bëjnë koalicion, ata kërkojnë që të varroset ky sisitem pasi është i padrejtë për partitë e vogla. Gjithësesi këto parti do e arrijnë një lloj pavarësie nëse ndryshon sistemi aktual. Në dy intervista me kryetarët e dy partive, Nard Ndoka dhe Agron Duka ata e shohin emergjente ndryshimin e sistemit për të mos humbur më.
Nard Ndoka: Në parlament të jenë 120 deputetë, ndarja në 6 rajone
Të vegjlit gjithmon kanë qenë karrem i mirë për partitë e mëdha. Sa herë do të jemi para zhgjedhjeve dhe sa herë flitet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, partitë e vogla janë ato që ngrenë flamurin e të pakënaqurve. Tani që ndajnë edhe 6 muaj nga zhjedhjet vendore, partitë e vogla bëhen më të pashpresa për fatin e tyre, deri në dorëzim.
Nard Ndoka, kreu i demokristianëve, thotë se janë humbur shancet për të shkuar në një ndryshim kodi në këto 6 muaj, por hedh idenë e zgjdhjeve të parakohshme. Ai thotë së opozita në zgjedhje duhet të dalë e bashkuar në mbështetje të kandidatit që do të nxjerrë PD.
Zoti Ndoka, jemi pranë zgjedhjeve vendore. A do të shkoni në zgjedhje me kodin e vjetër elektoral, pasi reforma zgjedhore tashmë ka hyrë në kalendat greke, ndërkohë që na ndajnë më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale?
Në këto kushte dhe realitet politik nuk ka shance të miratohet kodi zgjedhor. Mungon besimi politik, dialogu dhe konsensusi mes paleve. Nuk mund të ketë zgjedhje në këto kushte, ndaj e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme për të ndryshuar këtë realitet politik.
I druheni një marrëveshje PD-PS për të shkuar me kodin e vjetër elektoral në zgjedhjet vendore të 30 qershorit?
Nuk besoj se do të ketë marrëveshje mes ketyre partive, ka mungesë dëshire të demostruar nga maxhoranca për kompromis. Koha për të hequr dorë nga pazaret politike, por të vendosim standarde politike të pranuar nga të gjithë.
Sa jane shancet qe te dilni në koalicion me Partine Demokratike në zgjedhje?
Besoj se Opozita e Bashkuar do të konkretizojë koalicionin e madh opozitar. Është e rëndësishme në këto zgjedhje që të mbështesim një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje.
Z.Ndoka kë sistem përkrahni?
PDK është për sistem propocional rajonal me liste preferenciale. Ku votuesi të ketë mundëesi të zgjedhë kandidatin brenda listës.
Pra cilin model do zgjidhni: Modelin propocional të pastër, mazhoritar të pastër apo të përzierë me propocional kombëtar, apo sistemin aktual?
Sistem propocional me 6 rajone me numër zgjedhësish të barabartë (120 deputetë), listë e hapur.
20 deputetë më pak. Kush rajon do të ishte sipas strukturës tuaj?
Kjo nuk ka rëndësi, le të jetë sipas numrit të zgjedhësve.
Agron Duka: Nuk kanë legjitimitet partitë e mëdha për të vendosur
Nuk ka ndershmëri me këtë kod zgjedhor. Kështu është shprehur kreu i PAA-së Agron Duka në një intervistë për të gazetën TemA. Pavarësisht se do të marrë pjesë në zgjdhje, PAA ende nuk e ka vendosur nëse do të këtë një kaolicion parazgjedhor apo do të shkojnë vetëm në zghjedhjet e 30 qershorit. Për Dukën, mos hartimi i një Kodi Zgjedhor që ka demokraci, do të ndikojë në bllokimin e Integrimit në Europë.
Zoti Duka a do të shkoni në zgjedhje me kodin e vjetër elektoral, pasi reforma zgjedhore tashmë ka hyrë në kalendat greke, ndërkohë që na ndajnë më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale?
Me shumë gjasë, zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë të katërta radhazi që vendi ynë do të zhvillojë pa asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor. Kjo është një fatkeqësi aspak e rastësishme, megjithatë, përballë pamundësisë për të ndryshuar rrjedhën e vendimmarrjes së partive të mëdha, ne nuk do t’i shmangemi garës. Mungesa e ndryshimeve në Kod është në vetvete një tentativë për të ndëshkuar partitë alternative, si PAA; duke mos marrë pjesë ne do t’i dorëzoheshim këtij diktati. Por, për ne, kjo është një tjetër arsye për të qenë edhe më të bindur në pjesëmarrjen tonë në këto zgjedhje, pasi nuk mund të lëmë në dorë të partive të tjera fatin e elektoratit që përfaqësojmë.
Do i dorëzoheni diktatit po thoni, por a do jetë e ndershme?
Sigurisht, duke parë atë që ka ndodhur në të shkuarën, gara nuk ka për të qenë e ndershme. Sidoqoftë ne do të japim gjithçka për të imponuar alternativën tonë, sidomos në ato zona ku kemi ambicie të forta.
I druheni nje marrëveshje PD-PS për të shkuar me kodin e vjetër elektoral në zgjedhjet vendore të 30 qershorit?
Ky tashmë nuk mund të jetë një hamendësim, pasi përvoja e deritanishme vërteton se mungesa e vullnetit për t’i dhënë zgjidhje një problemi që shqetëson jetën tonë politike prej vitit 2008, është pasojë e një mirëkuptimi midis palëve. Deri më tani partitë e mëdha kanë bërë veshin shurdhë, jo vetëm ndaj kërkesave të partive alternative dhe shoqërisë civile, që kërkojnë me ngulmë ndryshimin e Kodit, por edhe ndaj Parlamentit Europian. Ky i fundit kërkoi marrjen e masave legjislative dhe administrative për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR, i cili nënvizon se nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor.
Po nëse nuk arrihet një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve?
Duke bllokuar reformën zgjedhor, paritë e mëdha janë duke vendosur në rrezik procesin e integrimit, pasi, sikurse e dini, reforma është një kusht shumë i rëndësishëm për çeljen e negociatave në qershor. Ky është edhe qëndrimi që më është transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga z. Thorsten Frei, Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag dhe z. Josip Juratovic, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, gjatë vizitës në Gjermani. Pra këtu nuk bëhet fjalë vetëm për bllokimin e një procesi zgjedhor cilësor dhe të ndershëm, por për bllokimin e Integrimit Europian. Një kosto shumë e lartë për qytetarët.
Sa janë shanset që të dilni në koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhje?
Nuk është çështje shansi, por raportesh transparente me objektiva të qarta dhe strategjike. Nga momenti që nuk shohim vullnetin për të bërë realitet betejën e gjatë që zhvilluam për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe që mund konkretizohet vetëm nëpërmjet përmirësimit të Kodit Zgjedhor; nuk ka asnjë avantazh për ne të jemi pjesë e një koalicioni parazgjedhor. Megjithatë, ky është një vendim që ne si PAA do të marrim shumë shpejt dhe në mënyrë kolegjiale midis fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit, periudhë në të cilën do të mblidhet Asambleja për të vendosur mbi këtë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.
Cilat janë kërkesat tuaja për ndryshimin në Kod?
Ndryshimi i sistemit përbën reformën e vertete zgjedhore. Për ndryshimin e kodit e rëndësishmja është që procesi të jetë gjithëpërfshirës, ku mund të zgjidhet sistemi më i mirë për të garantuar që procesi mos të mbetet vetëm në duart e dy tre njerëzve, kushdo qofshin ata. Është jetike për të ardhmen e vendit rifitimi i parlamentarizmit, duhet të kemi dialektik cilësore edhe brenda mazhorancave. Duhet t’ju krijojmë mundësinë qytetarëve të përzgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin e zonës, pra duhet promovuar lidhja e të zgjedhurve me zgjedhësit. Gjithë këtë e mundëson vetëm një reformë rrënjësore e kodit zgjedhor, e cila është e vetmja alternativë për një qeveri cilësore.
Cilin model përkrahni ju proporcional te pastër, mazhoritar të pastër, të përzierë me proporcional kombëtar apo sistemin aktual?
Sigurisht për partitë e vogla zgjedhja ideale do të ishte një sistem proporcional me korrektim kombëtar. Personalisht jam një mbështetës i një sistemi të kombinuar mazhoritar dhe proporcional me lista të hapura. Ndoshta një sistem ku gara shpesh herë bëhet e ashpër, por që lejon që deputetët të jenë përfaqësues të vullnetit të zgjedhësve Momenti politik aspak pozitiv në të cilin jemi, është pasqyrimi i një sistemi zgjedhor të pamoralshëm, prandaj çdo ndryshim që të na lejojë të braktisim këtë sistem do të jetë më i mirë.
Kush është modeli juaj për të hyrë në zgjedhje?
Nëse do të gjendemi përballë pamundësisë për të influencuar përmirësimin e Kodit, kriteri minimal do të ishte numërimi elektronik, ashpërsimi i masave të parashikuara për shit-blerjen e votës dhe depolitizimin e plotë të komisioneve zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja, deri te komisionet e votimit dhe ato të numërimit.