Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se tentuan të vidhnin një magazinë ushqimorë në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqinore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin mbrenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.
Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit”, thuhet në njoftim.
