Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Bëri namin deklarata e bujshme për Aurela Gaçen, flet Albërija: Më vjen keq

13:26 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5c3c61a43dad3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme deklarata e Albërie Hadërgjonajt e ftuar në emisionin “Oxygen” ku u shpreh se nuk merr më pjesë në “Kënga Magjike”, pasi sipas saj pikët maksimale jepen mes miqsh.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme.

Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, u shpreh Albërija.

Me anë të një postimi në Instastory, Albërija ka sqaruar se deklarata e saj është keqkuptuar.

“Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyrë se si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te Kënga Magjike, kanë kolegët këngëtarë që janë pjesëmarrës dhe propabiliteti që të fitojnë është tek ata. Në fakt kjo s’do të thotë se nuk i vlerësoj dhe i dua. Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra e botimit asnjëherë, kaq. Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është Artiste”, shkruan Albërija.

  • 640 0 5c3c61986dc47 1


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ori Nebijaj për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer…

16:40 / November 8, 2026

Mbi 800 objekte personale të Princeshë Dianës, koleksionistja amerikane zbulon historinë pas koleksionit milionësh

15:19 / November 8, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Sabiani dhe Keisi në një rrëfim ndryshe në “Live me Luizin”, këngëtari flet për dy familjet e tij

22:41 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.