Gratë kanë nevojë për 2000 kalori në ditë, ndërkohë që një burrë për 2500, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj diete! Në mënyrë që të humbet peshë ngadalë, duhen reduktuar disa kalori, përkatësisht duhen konsumuar 500 kalori më pak.
Dieta që do të sjellim në vijim nuk është e rekomandueshme që të mbahet në përiudha të gjata kohore.
Mënjanohen ndjeshëm gratë shtatzëna, ata persona me probleme shëndetsore apo edhe ato të cilët për shkak të pozicioneve të punës bëjnë punë të rënda.
Nëse bëhet i mundur konsumimi i 1200 kalorive në ditë, konsumohen ushqime të pasura me nutrientë në mënyrë që të mos keni uri e të mos përfundoni në kequshqyerje.
Mëngjesi (një nga pikat e mëposhtme por jo të gjitha)
-Drithëra me qumësht me pak yndyrë, jo ato që kanë shumë yndyrë
-Një fetë buke thekre me gjalpë kikiriku
-Smoothie me fruta pylli apo banane
-Gjysmë avokadoje me pak gjizë pa yndyrë
-Gjizë pa yndyrë me ananas ose luleshtrydhe
-Vezë e zierë
-Drithëra me fruta pylli ose banane
Dreka
Një kavanoz me peshk ton, marinuar me limon ose piper
Një avokado me salcë pikante
Sallatë me rukola, arra, parmixhano, arra dhe uthull balsamike
Kos me mjaltë, fruta pylli dhe bajame
Sanduic me qofte, me sallatë jeshile, domate dhe majonezë me pak kalori.
Darka
Salmon i gatuar në vaj, piper ose lëng limoni
Tostë me avokado me bukë thekre
Patate të ëmbla me gjoks pule
Oriz kaf me perime të ziera
Makarona integrale me salcë marinara dhe qofte pule.
Ndërsa midis vakteve mund të hani fruta apo perime të gjalla.
