Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ndarja e çiftit Lushaj, nuk reshtin dedikimet në rrjetet sociale. Në disa video në Instastory, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka publikuar një këngë përmalluese.
Me një shikim prekës dhe teksa ndodhet në automjet me shokun e tij Limi Hotin, Stresi është bërë melankolik. Në sfond dëgjohet kënga e Teuta Selimit me titull “Pi raki e mendoj për ty”.
“Në vetmi kendoj nga halli
shumë per ty moj m’ka marr malli
në ketë mbrëmje përplotë
mall e mërzi
Si t’i them unë shokëve
t’mi si t’a ndal unë
lotin tim në këtë
mbrëmje qe m’ke lën ti n’vetmi,”- dëgjohet në sfond teksa reperi dëgjon me vëmendje.