Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Këto janë 6 kompanitë në garë për tenderin për lotin e parë të Unazës

14:00 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
una
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas anulimit për shkak të skandalit me kompaninë “Dunwell Haberman”, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi sërish tenderin për lotin e parë të “Unazës së re” të Tiranës. Top Channel ka mësuar se në garë kanë paraqitur oferta 6 kompani, kryesisht shqiptare. Mes tyre janë “Gjoka Konstruksion”, që ka me koncesion rrugën e Arbrit, kompania “ANK” e përzgjedhur për rrugën Milot-Balldre, si dhe disa kompani të tjera.

Edhe këtë herë, fondi limit për ndërtimin e këtij segmenti ka qenë 2.24 miliardë lekë, ose mbi 18 milionë euro. Burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thanë se, pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit do të shqyrtojë dokumentacionin dhe më pas do të shpallë kompaninë fituese.

Kjo është hera e dytë që loti i parë i segmentit të Unazës, nga “Pallati me shigjeta” deri te “Shqiponja”, hidhet në tender. Herën e parë tenderi u shndërrua në skandal, pasi kompania e shpallur fituese “DH Albania” kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare.

Pas shpërthimit të skandalit, Autoriteti Rrugor Shqiptar u detyrua të anulojë tenderin, ndërkohë që çështja është nën hetim nga Prokuroria në Shqipëri, por edhe autoritetet amerikane. Tenderi i unazës së re në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi i “Shqiponjës ka qenë objekt akuzash, kryesisht për koston e lartë, rreth 40 milionë euro për një segment me gjatësi totale 2.3 kilometra.

gare kompanitë tender
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.