Aktori dhe drejtuesi i spektaklit të humorit Salsano Rrapi i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ditën e sotme ka rrëfyer disa të pathëna nga puna e tij.
Ai është shprehur se të aktrosh dhe të moderosh në të njëjtën kohë është e vështirë dhe ka veçuar aktrimin si punën që do më shumë.
Për ndryshimet në sezonin e ri ai ka thënë se është surprizuar nga largimi i Delinda Dishës pasi ajo është larguar pa i treguar asnjeri më parë se do të largohej.
“Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e “Portokallisë”, vetëm kur i kishte thënë regjisorit që do largohem”,- është shprehur Salsano
Lexo edhe-Ku qëndron problemi këtu! Delinda Disha largohet nga “Portokallia’, ja ku do e shohim tani
“Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do ti flas asnjërit”: ka thënë aktori.
