Pushimet verore kaluan shpejt dhe shkolla nisi persëri për mijëra nxënës në vend që iu drejtuan dje bankave të shkollës.
Dita e parë duket se u prit me shumë emocion nga të gjithë fëmijët por edhe nga prindërit, të cilët shoqëruan të vegjëlit e tyre drejt bankave shkollore dhe gëzimin e kanë ndarë edhe me miqt në rrjetet sociale.
Si me rastin e moderatorës së njohur Julka Gramo, e cila ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se çfarë ka ndjerë ditën e djeshme, teksa ka përcjellë dy djemtë Ian dhe Greg drejt shkollës.
“Sot dita e parë e shkollës na gjeti kështu, me një vrap të paparë sepse ngecëm në trafik, me një lodhje se ngjitëm 5 kate në këmbë, pa foton klasike në këmbë të katërt bashkë me lulet, ama shumë të lumtur sepse takuam zyshën e mrekullueshme për të cilën na kishte marrë malli shumë.
Mua më thonë se qaj edhe me reklamat, ndaj një lëmsh në grykë edhe këtë fillimviti nuk kishte si të mungonte”, shkruante Gramo në postimin më të fundit ku shfaqej krah partnerit dhe dy të vegjëlve të saj në bankat e shkollës.