Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bërja e një tatuazhi është e rrezikshme për shëndetin, ja përse?

18:36 / September 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tatuazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ngjyra nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh.

Një studim i ri ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike. Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar.

Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe, transmeton “Tch”.

Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet.

Një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi 300  persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 përqind raportuan se pësuan një reagim të fortë alergjik.

Fillimisht shumica  e ekspertëve fajësuan bojërat, por ekipi në ESRF zbuloi se grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje.

“Ne po vijonim studimin tonë të mëparshëm, duke u munduar të gjejmë lidhjen midis hekurit, kromit, nikelit dhe ngjyrosjes së bojërave. Pasi studiuam disa mostra të indeve njerëzore dhe gjetëm komponentë metalikë, kuptuam se duhet të ketë diçka tjetër … Atëherë kemi menduar të testojmë gjilpërën dhe ky ishte momenti ynë ‘eureka’, tha një prej shkencëtarëve.

shendetin tatuazhi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.