Terapia e kupave është një teknikë e lashtë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, por që është përdorur edhe nga stërgjyshet tona. Kjo terapi u zhvillua mijëra vjet më parë. Qëllimi i hedhjes së kupave është lehtësimi i dhimbjes dhe nxjerrja e toksinave që depozitohen në indet e trupit tuaj.
Kupat janë të mira gjithashtu kundër ftohjes së vjetër. Në fakt kjo metodë trajtimi është përdorur nga egjiptianët e lashtë, indianët e Amerikës së Veriut, grekët e lashtë si dhe në vende të tjeratë Azisë dhe Europës. Sot, kupat përdoren nga atletët për të rritur performacën dhe për t’u shëruar me shpejtësi nga lëndimet, po ashtu edhe nga yjet e Hollivudit për detoksifikim dhe rigjallërim. Një prej tyre është Jennifer Aniston e cila është një fanse e hershme e kupave dhe akupunkturës.
Përfitimet e hedhjes së kupave
Ofrojnë çlirim të shpejtë dhe të menjëhershëm të dhimbjes së muskujve, fryrjeve dhe dhimbjeve të tjera.
Përmirësojnë qarkullimin e energjisë në trup.
Ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e çrregullimeve të energjisë në trup si pasojë bllokimit të gjakut dhe energji chi
Trajtojnë mpirjet dhe fenomenin “miza-miza”
Lehtësojnë dhimbjen e periodave, këmbët dhe duart e ftohta dhe probleme të tjera.
Nxisin imunitetin
Eleminojnë simptomat e diarresë, fryrjes së barkut dhe marramendjen
Detoksifikojnë trupin
Trajtojnë problemet e frymëmarjes si grip, ftohje e zakonshme, astmë dhe bronshit.
Rregullojnë problemet gjinekologjike
Është një praktik e sigurt, por nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.
