Luana Vjollca është rikthyer sërish për të nisur punën për sezonin e ri televiziv në “Top Channel”. Nga e shtuna e javës tjetër Luana do të shfaqet sërish në ekranin tona për drejtimin e emisionit të mbrëmjes, “Shiko kush luan”.
Moderatorja ka publikuar promon e emisionit, në të cilin vihet re se këtë sezon do i bashkohet skuadrës Rezart Veleshnja. Ndërsa Florjan Binaj vazhdon të jetë po aty.
Në reklamën e “Shiko kush luan”, Luana, Flori dhe Rezarti shihen duke rregulluar vetë studion, duke treguar në këtë formë se Vjollca është shumë e përkushtuar në emisionin e saj, ku ka dhe rolin e autores.
Bashkangjitur videos Luana ka shkruar: “Bletat punëtore e bënë gati skenën. ‘Shiko kush luan’ rikthehet më datë 28 shtator në ‘Top Channel’ me 2 super kapitenët Florjan Binaj dhe blerja e re Rezart Veleshnja. Di t’ju them që nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye! Edhe pse e di që mezi po prisni dhe ju njësoj si unë. ‘Shiko kush luan’ çdo të shtunë 21:00”.