Ky është filmi i tretë i regjisorit Bujar Alimani që përzgjidhet për çmimin Oscar në kategorinë si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Sipas “Hollywood Reporter”, Shqipëria ka përzgjedhur filmin “Delegacioni” si paraqitjen e saj për kategorinë e filmit artistik ndërkombëtar për çmimet Oscar në vitin 2020.
Filmi është një bashkëprodhim me Francën, Greqinë dhe Kosovën, dhe ngjarjet zhvillohen në tetor të 1990, kur regjimi komunist në Shqipëri po përpiqej të rivendoste kontrollin e tij të pushtet.
Ky është paraqitja e tretë e Alimanit. Në vitin 2011 regjisori mor pjesë me filmin “Amnistia”, dhe më pas në 2016 me filmin “Krom”.
Hollywood Reporter shkruan se Shqipëria ka paraqitur filma për Oscar që nga viti 1996, por asnjëherë nuk është nominuar. Edicioni i 92-të i ndarjes së çmimeve Oscar zhvillohet më 9 shkurt 2020.
Ndërkohë lajmi bëhet i ditur dhe nga Qendra Kinematografike Kombëtare.
“Komisioni i ngritur nga QKK ka vendosur unanimisht me shumice absolute votash, në votim te hapur, të zgjedhë filmin «Delegacioni», me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit, si kandidatin e sivjetshëm shqiptar për “Filmin Artistik Ndërkombëtar” më të mirë në AMPAS.
Pas premierës fitores së çmimit të madh në Varshavë, Delegacioni është përzgjedhur ndërkohë në mbi 16 festivale ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 11 çmime”, thuhet në njoftimin e saj.