Qeveria është duke bërë përgatitjet e fundit për amnisitinë e burgosurve në muajin shtator. Prioritet do t’ju jepet grave dhe fëmijëve.
Në interpelancën e thirrur paraditen e sotme me gratë e dëmuara, Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë njoftoi dhe kriteret që parashikohen të përfshihen në amnisti. Kjo e fundit, pritet të miratohet brenda muajit shtator.
“Pr/ligji është pothuajse final. Pritet të merret miratim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ministria e Brendshme. Deri në fund të shtatorit aministia të miratohet në qeveri dhe pas kësaj të kalojë në parlament me qëllim që dhjetori, Krishtlindjet për ata që do përfitojnë t’i gjejnë pranë familjes së tyre”, është shprehur Gjonaj.
Kategoria e personave që do të përfitojnë
-Për gratë të cilat kanë fëmijë të mitur është duke e shikuar mundësia e lehtësimit të një pjese kohe të dënimit.
-Në propozim për amnisti do të paraqiten edhe gratë të cilat u kanë mbetur më pak se 3 vite burg.
-Gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç. Do të merret parasysh koha e mbetur e dënimit nën 3 vite ose dënimi më pak se 3 vite.
Është duke u shqyrtuar gjithashtu mundësia e heqjes së kritereve ndaluese për ato vepra penale të cilat nuk janë amnistuar.
Të hiqet kriteri ndalues për vepra penale të cilat nuk është kryer amnisti. Qëllimi është që të jetë vetëm specifike për ato gra që vuajnë në institucion.
Në amnisti do të përfshihen edhe gratë që janë në ndjekje penale, që nuk kanë marrë ende vendim apo dënim nga gjykata të formës së prerë.
