Shtatë shtetas shqiptarë, pjesë e një bandë që trafikonte heroine dhe kokaine, janë arrestuar nga policia italiane.
Ata dyshohet se janë familjarë me njëri-tjetrin pasi mbiemrat e tyre janë Proshka dhe Ajazi. Mes të arrestuarve është edhe një shtetas Italian.
Ndaj personave te prangosur rëndon akuza për trafik droge e armëmbajtje. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mitroloz, pistoleta dhe arme gjysmëautomatike.
Operacioni për shkatërrimin e bandës italo-shqiptare erdhi si pasojë e një hetimi nga Prokuroria e Comos dhe ka nisur që në vitin 2017 në disa qytete kryesisht në Milano, Rimini, etj.
Të arrestuarit u zbuluan gjatë përgjimit të telefonatave dhe shkëmbimit të mesazheve mes tyre. Deri tani jane zbuluar dy eksponentetg kryesore, Seit Ajazi i cili njihej me nofken Idli si dhe Agim Proshka qe njihej ndryshe si “Boli”.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se lënda narkotike e llojit heroinë dhe kokainë trafikohej nga Hollanda.
Ky është operacioni I dytë më I madh I policisë së Milanos në koordinim me Prokurorinë e Comos që çon në shkatërrimin e bandave të trafikut të drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.