Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësirat më të dendura do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita, duke u luhatur nga 8 në 31 gradë celsius.
