Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta mesazh në ditën e Paqes: E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet

09:10 / September 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta gazeare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta në mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Paqes shprehet se “e kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet”.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit”, thotë Meta.

MESAZHI I PLOTE

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026

Rama: Shteti do ta fitojë betejën me protestat e dhunshme, kush synon pushtetin me forcë do të zhgënjehet

09:07 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.