Aktorja Rudina Dembacaj dukes se i ka dhënë fund martesës së saj. Sipas burimeve për prive.al Rudina Dembacaj është ndarë më bashkëshortin dhe shkak për këtë është tradhtia nga ana e aktores me një tjetër mashkull të njohur.
Prej kohësh aktorja nuk publikonte foto në rrjete sociale me bashkëshortin, dhe fotot e saj me Aleksin janë të shumë kohëve më parë. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista siç bënte më parë, shkruan portali në fjalë. Megjithatë rreth tre javë më parë aktorja foli për bashkëshortin e saj në një intervistë teksa rrëfente një episod aspak të këndshëm të vajzës së saj në kopësht.
‘Për fat, babai i Vikit, Aleksi është shumë i qetë dhe arriti të më qetësonte. Unë e kuptova që isha gabim sepse vajza ime e cila ka një pamje prej zane, nuk duhet të jetë e dhunshme. Në atë lloj tensioni mora në telefon një instruktor xhudoje. Uroj që edukatorja të mos më dali më përpara kurrë. Nuk jam aq qytetare sa ta lë më kaq, e pranoj’ – deklaroi Rudina.
Nga ana e çiftit nuk ka pasur reagime në lidhje me ndarjen dhe mbetet për t’u parë në vazhdim se si është e vërteta rreth kësaj.
