Rama ka vizituar të lënduarit në spitalin e Traumës dhe dke folur për media jashtë ambienteve të spitalit, tha se kujdesi ndaj të lënduarve ka qenë maksimal dhe numri i tyre ka rënë fare.
“Fluksi i parë ishte i madh, është përballuar me sukses. Nuk ka qenë një goditje fatale dhe përgjithësisht plagët e marra dhe problemet e natyrës mjekësore nuk kanë qenë ekstreme. Kujdesi ka qenë maksimal. Numri i të lënduarve ka rënë fare. Secili prej atyre që vazhdojnë të jenë në spital është një njeri që meriton gjithë vëmendjen”, tha Rama.
