Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndërtojnë Urën e Vashës dhe pozojnë pranë saj /Foto/

21:38 / September 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rruga arb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Specialistët dhe punëtorët që ndërtuan brenda afatit të parashikuar Urën e Vashës, pjesë e Rrugës së Arbërit, nuk e fshehin gëzimin e tyre teksa pozojnë pranë saj.

Janë vendosur elementet e fundit duke ndërtuar një nga veprat më të vështira të rrugës më të re në vend. Ura është e lartë 152 metra mbi nivelin e lumit dhe me një gjatësi prej 316 metrash.

Ura e Vashës ka marrë formë të plotë me bashkimin e shpateve të malit. Në dy anët e saj gjenden tunele, dhe përfudimi i lidhjes është një datë për t’u shënuar për projektin.

Në këtë urë janë kryer 57 mijë metër kub gërmime në shkëmb, në një terren jashtëzakonisht të vështirë, sepse ka qenë tepër e vështirë që të kryhen ato punime. Gjithashtu janë 19 mijë metër kub mbushje, 11 mijë metër kub betonime, 1100 ton hekur betoni. 2200 ton është pjesa e konstruksionit metalik që ka përfunduar.

Hapësira e dritës kryesore, ajo që lidh dy brigjet është 168 metra e gjatë. Është një rast teper unik për urat në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon. Pranë Urës së Vashës ndodhet një tjetër urë e ngjashme, ajo e Fshatit, e cila  lidh dy shpate mali, që vazhdojnë direkt me tunele. /tirananews.al/

rr arberit
Ura Rruga e Arbrit e1546975813740
ura e vashess

316 metra Rruga e Arberit ura e vashes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.