Mijëra banorë të Tiranës kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë jashtë, ndërsa të tjerë po udhëtojnë me mjetet e tyre për të dalë nga kryeqyteti.
Fotografi Agim Rama publikon foton e një nëne nga Lapraka e cila pasi ka lënë banesën është mbështjellë me batanija dhe po qëndron në rrugë.
Ndërkohë Rrapo Ormeni ka ridalë në media për të faktuar ato çfarë tha pas lajmit të rremë se në ora 23.30 do të kishte një tërmet të fortë. Ai ripohoi se tërmetet nuk mund të parashikohen dhe se nuk ka vend për frikë.



