Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleatëve të Bashës u humbet durimi, ultimatum me 7 kërkesa: Afro të larguarit nga PD, krijo senatin e opozitës

19:07 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha me aleatet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit të opozitës një platformë me 7 pikë, sipas së cilëve qëllimi kryesor është institucionalizimi i raportit mes partive opozitare dhe krijimin e një qëndrimi të përbashkët politik.

Aleatët e Lulzim Bashës, kërkojnë prej tij afrimin e të gjithë kontributeve ndër vite përfshi edhe të atyre të cilët u larguan prej lidershipit demokrat përmes listave për deputet.

Propozimi i partnerëve kryesor të lidershipit demokrat parashikon krijimin e dy organeve: senatit të intelektualëve dhe këshillit të ish zyrtareve.

“Krijimi i Senatit të Opozitës. Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe afrimi i intelektualëve në emër te bashkëqeverisjes. Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të Bashkive. Grup që do analizojnë punën e qeverisë dhe do bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, thuhet në dokument.

Një vëmendje të posaçme i kushtohet marrëdhënies me ndërkombëtarët bashkë me të cilët kërkohet t’i jepet fund krizës politike.

“Dialogu për zgjidhjen e krizës së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza”.

Reforma zgjedhore është prioritet për të vegjlit andej për të dalë me një qëndrim të përbashkët lihet edhe një afat, 28 shtatori i këtij viti.

‘Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 ditëve’.


Bashë Opozite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.