Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shefi i OKB-së njofton për krijimin e një komiteti kushtetues për Sirinë

23:47 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guterres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi për formimin e një komiteti kushtetues për Sirinë, i cili do të përfshijë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës. Komiteti do të “ndërmjetësohet nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë”, u tha Guterres gazetarëve, duke shtuar se ai do të mblidhet në javët e ardhshme.

Ai tha se beson fuqishëm se ky komitet, i organizuar dhe udhëhequr nga Siria, mund të jetë fillimi i zgjidhjes së konfliktit mbi tetëvjeçar në Siri, shkruan rel. Bëhet e ditur se komiteti do të përfshijë 150 anëtarë: një e treta do të zgjidhet nga regjimi sirian, një e treta nga opozita dhe pjesa tjetër nga Kombet e Bashkuara.

Procesi për një kushtetutë të re të Sirisë dhe për formimin e komitetit ka nisur në një konferencë në Rusi në janar të vitit 2018. Pajtimi për listën e anëtarëve ka marrë gati 20 muaj kohë.

Mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që nga fillimi i luftës civile në Siri, në mars të vitit 2011. Lufta ka shpërthyer pas protestave kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rusia dhe Irani i kanë ofruar mbështetje të madhe Assadit gjatë gjithë luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele.

okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.