Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipëria në hartën e rrezikut të lartë nga fatkeqësitë, por ndërgjegjësimin zero

08:40 / September 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tttttttt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është e vendosur në zonën e rrezikut të lartë për tërmetet dhe përmbytjet, por vendi nuk i ka të zhvilluar institucionet dhe kurrikulat mësimore për tu mbrojtur nga fatkeqësitë.

FAO ( Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit në Organizatën e Kombëtare të Bashkuara) ka bërë së fundmi një Analizë gjithëpërfshirëse e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe e sistemit të menaxhimit për bujqësinë në Shqipëri.

Analiza sugjeron se, aktualisht, në Shqipëri, nuk ka një agjenci të përfshirë ose të ndërlidhur për rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet nga fatkeqësi.

Ndonëse ekziston një program studimi për “mbrojtjen civile dhe shpëtimin”, i ofruar nga universitetet private, nuk ka asnjë kurrikul që integron RRF-në (Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë) në arsimin bazë dhe e atë të mesëm.

Me mbështetjen e donatorëve organizohen çdo vit seminare, trajnime dhe një tryezë të rrumbullakët për RRF-në, duke u fokusuar te mbrojtja dhe shpëtimi. Megjithatë, përpjekjet e përgjithshme për rritjen e ndërgjegjësimit kanë qenë të kufizuara vetëm në shpërndarjen e fletëpalosjeve, broshurave, posterave.

OJQ-të, si “Kryqi i Kuq Shqiptar” dhe “Save the Children”, janë përfshirë në organizimin e fushatave kombëtare periodike për çështjet e ndërgjegjësimit për komunitetet e cenuara, ndonëse përpjekje të tilla nuk kanë arritur ende deri te komunitetet më në nevojë dhe mbeten sporadike dhe josistematike.

Studimi i OKB-së, thotë se Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, duke përfshirë, por pa u kufizuar tek ato me origjinë hidrometeorologjike dhe gjeologjike, si tërmetet, përmbytjet, thatësirat, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës.

Sipas të dhënave nga DesInventar, një sistem ky për menaxhimin e informacionit rreth fatkeqësive, nga viti 1852 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.