Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Pas aludimeve në media, ministrja ka konfirmuar lajmin vetë gjatë një interviste të dhënë për “ABC News”.
Ishte ndërpreja publicitare ajo që do ta bënte të dukshme dhe nuk mund të mungonin pyetjet e Milorit për këtë.
Spiropali u shpreh se shtatzënia po shkonte mirë, duke e konsideruar si një shkak për lumturi.
Biseda në studio:
Spiropali: Kjo ishte e papritur në këtë studion është një lajm i mirë për ne.
Milori: Pra ju prisni fëmijën tuaj të dytë.
Spiropali: Po jam në pritje të fëmijës së dytë?
Milori: Si po e përjeton?
Spiropali: Ma ka mbledh pak po jo shumë përveç tërmetit që na trondidi pak, të tjerat po shkojnë shumë mirë dhe mua më shtohet energjia dhe dashuria për punën dhe vendin.
Milori: Po ecën mbarë?
Spiropali: Gjithçka është shumë e mbarë dhe nuk e konsideroj si pengesë po shumë mirë
Milori: Vajza po e pret mirë?
Spiropali: Në fillim me xhelozi, por tani shumë mirë
Milori: Kur mund ta kemi në jetë?
Spiropali: Këto janë gjëra që nuk thuhen por në fund të janarit, do e realizoj detyrën.
