Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputetja shtyn lindjen e fëmijës për të marrë pjesë në votim

20:41 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tulip Siddiq
Tulip Siddiq MP speaking at an Association of Jewish Refugees event in the Houses of Parliament in Westminster, London, on the 80th anniversary of the Kindertransport scheme. (Photo by Yui Mok/PA Images via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një deputete laburiste e cila është shtatzënë ka kërkuar të shtyjë lindjen e fëmijës së saj në mënyrë që ajo të marrë pjesë në votimin e ditës së martë për Brexit. Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Tulip Siddiq – e cila ka shtyrë lindjen e bebes së saj përmes prerjes cezariane për dy ditë, në mënyrë që ajo të mund të votojë kundër marrëveshjes.

 Kështu, në vend që të jetë në një sallë operacioni në një spital në veri të Londrës, ajo planifikon të jetë aty, e sjellë nga burri i saj Chris, me një karrocë. 

 Duke zbuluar vendimin drastik, ajo tha: “Nëse djali im hyn në botë edhe një ditë më vonë se sa mjekët këshilluan, por është në një botë me një shans më të mirë për një marrëdhënie të fortë midis Britanisë dhe Evropës, atëherë kjo ai vlen për të luftuar”. Ajo shtoi: “Unë po mendoj për të ardhmen e fëmijës tim kur e mora këtë vendim – të ardhmen e tij në botë”.

 “Gjithsesi nëse është fjala për një emergjencë, unë natyrisht do të jap prioritet për shëndetin e foshnjës”. Siddiq, 36 vjeçe, kishte një shtatzëni të vështirë edhe me Azaleën, e cila ishte tani dy vjeç.

 Ajo fillimisht kishte planifikuar të kishte një prerje cezariane më 4 shkurt, por mjekët këshilluan që ajo të lind sot ose nesër, pas disa komplikimeve të paraqitura.  Por Siddiq kishte pyetur mjekët nëse mund ta vonojë operacionin deri të enjten dhe ata kanë rënë dakord. 

Ndryshe, kryeministrja britanike Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit se dështimi për të mbështetur planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian, do të ishte katastrofë për Britaninë, në prag të votimit në Parlament.

Femija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.