The Simpson është një nga filmat e animuar më i parë në shumë vende të botës i cili thuhet se ka parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme botërore, ndër të cilat kandidimi i Donald Trump, virusin Ebola, luftën në Siri e të tjera.
Producenti i këtij filmi J. Michael Mendel ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare dhe lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij ku kanë shprehur me fjalë emocionuese keqardhjen për largimin nga jeta të producentit.
Katër herë fitues i Emmy J. Michael Mendel ndërroi jetë në shtëpinë e tij në lagjen Studio City të Los Angeles.
Përveç “The Simpsons” Mendel njihet edhe për punën e tij të gjatë në shfaqjen e Rick And Morty, si dhe The Tracy Ullman Show.









