Një nga çiftet më të dashur të publikut jo vetëm shqiptar, por edhe më tej është Tolgahan dhe Almeda. Çifti kanë dhe një djalë të quajtur Efehan.
Aktori turk vizitoi vitin e kaluar Shqipërinë dhe këtë vit duket se do të vizitojë Kosovën. Sipas “Gazetës Express” ai do të vijë së bashku me Almedën dhe vogëlushin Efehan për të promovuar një projekt të rëndësishëm.
Thuhet se Tolgahan do të mbajë një konferencë nesër në orën 11:00 dhe pas saj do të vizitojë edhe Prizrenin.
Kujtojmë se filmi i fundit i aktorit quhet “Kampion” dhe ai po shijon akoma suksesin e tij.
