Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kina “pushton” Serbinë, policët patrullojnë rrugët

22:51 / September 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbia policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dhe po shton ndërkohë praninë edhe në fusha të tjera. Pekini ka dërguar së fundmi një kontigjent policësh në Serbi, për të ndihmuar forcat vendase në tre qytete.

Kina është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dhe po shton ndërkohë praninë edhe në fusha të tjera. Pekini ka dërguar së fundmi një kontigjent policësh në Serbi, për të ndihmuar forcat vendase në tre qytete. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, ky është shembulli më i fundit i bashkëpunimit në zgjerim mes Kinës dhe Serbisë.

Rreth një javë më parë, oficerë të policisë kineze patrullojnë pikat turistike në Beograd, së bashku me homologët e tyre serbë. Zyrtarët serbë thonë se përforcimet kineze janë të nevojshme për të ndihmuar me numrin e shtuar të vizitorëve nga Kina, si dhe të vetë kinezëve që banojnë në Serbi.

“Kemi vënë në dispozicion një numër telefoni për turistët kinezë dhe kinezët që banojnë këtu. Marrin në telefon nëse kanë nevojë për ndihmë dhe në ftojmë homologët serbë të shkojmë në komunitetet kineze, kompanitë kineze dhe institucionet”, thotë Jin Yao, oficer i policisë kineze.

Policët kinezë gjenden edhe pranë aeroportit “Nikola Tesla”, si dhe tek një qendër tregtare kineze në rrethinat e Beogradit. Oficerë të tjerë kinezë janë të vendosur në qytetet Novi Sad dhe Smederevo.

“Nuk kanë autoritet ligjor; vetëm na ndërlidhin me turistët që të komunikojmë më mirë”, thotë Zoran Jovanovic, oficer i policisë serbe.

Serbia ka patur marrëdhënie të ngushta me Kinën për shumë vite. Rreth 1400 kinezë jetojnë në kryeqytetin serb. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Serbinë në vitin 2016. Dy vendet nënshkruan këtë vit disa marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndër to edhe për ndihmën e Kinës për ndërtimin e një rrjeti metroje në Beograd, duke filluar nga viti i ardhshëm. Ky projekt është pjesë e iniciativës kineze “Një brez, një rrugë” që synon të zgjerojë lidhjet tregtare për kompanitë kineze.

Një javë më parë, Presidenti serb Aleksandar Vucic iu bashkua ambasadorit kinez Chen Bo në një ceremoni për 70-vjetorin e Kinës komuniste.

“Miqësia kinezo-serbe do të rrojë përjetë… E falenderoj Kinën për gjithë ç’ka bërë për Serbinë. Rroftë Serbia. Rroftë Kina”, foli në gjuhën kineze dhe serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kina thotë se iniciativa e saj “Një brez, një rrugë” është një përpjekje për të nxitur lidhjet rajonale përgjatë trajektores së vjetër tregtare të Brezit të Mëndafshtë. Kritikët thonë se kjo është një mësymje nëpërmje tregtisë e dominancës kineze në çështjet globale.

policet kinez rruget Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.