Ish-Miss Shqipëria Hygerta Sako ka postuar një foto ku ka dalë me dy djem të rinj mjaft bukurosh, si të dalë nga kopertinat e revistave. Gjithkush do e pyeste veten se kush janë këta djem, dhe as që do na shkonte ndërmend që janë nipërit e saj nëse vetë ajo nuk do të shkruante “dashuritë e tezes”.
Duket se gjenet e bukurisë çunat Edjon dhe Ester i kanë trashëguar më së miri. “A e besoni dot që këta dy yje janë nipërit e mi. dashuritë e tezes”; ka shkruar teze Hygerta përbri fotos.

