Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ruçi në gjurmët e Topallit / Gati projekti për kompleksin e ri parlamentar me vlerë mbi 11 miliardë lekë

19:56 / September 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Byroja e kuvendit vendosi t’i kërkojë Gramoz Ruçit të avancojë me projektin e ndërtimit te kompleksit të ri parlamentar. Ai parashikohet të kushtojë mbi 11 miliardë lek të reja. Firma me të cilën Kuvendi po negocion është e njëjta që Jozefina Topalli përzgjodhi fituese kur drejtonte ajo legjislativin.

Por projekti i ri është i ndryshëm. Godina e re e modernizuar do të ndërtohet mbi atë ekzistuese të kryesisë së kuvendit, ose ish-Komitetin Qendror.

“Zhvillimi i aktivitetit në dy godina, në atë te Sallës së Seancave Plenare dhe godinës ku ndodhen zyrat e Kuvendit, krijon vështirësi në zhvillimin e aktivitetit te përditshëm parlamentar si dhe kosto shtesë”Byroja e Kuvendit, raporton A2.

Përveç negociatës me firmën arkitekturore projektuese, Kuvendi  do duhet të bindë edhe Ministrinë e Financave për të dhënë dritën jeshile për 11 250 000 lekët që do të shpenzohen në 4 vjet për ndërtimin e godinës. Nëse financat refuzojnë, Kuvendi ka gati planin B: Rikonstruksionin e godinave të vjetra.

Për vitin 2020, duke pasur parasysh protesta dhe trazirat e ndodhur gjatë vitit 2019, është vënë në dukje edhe nga Garda e Republikës se mungojnë masat e sigurisë, si rrjeta metalike dhe xhama të blinduar.

“Kërkohet të  vendosen dritare me xham të blinduar, 186copë dhe grila metalike 256 copë në vlerë totale, 57,1 milionë lekë. Furnizim, vendosje dyer të blinduara  47 copë, me vlerë 22,9 milionë lekë”Byroja e Kuvendit

Pjesë e planit B të shpenzimeve deri në vitin 2022 është dhe rikonstruksioni i sallës së seancave plenare, me një vlerë 161 milionë lekë, ndonëse ishte rikonstruktuar në vitin 2010 nga Jozefina Topalli.

parlamenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.