Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bllokohen 1.6 milion litra gaz, shitej pa paguar akcizë

12:14 / September 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bombla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se janë bllokuar një sasi prej 1.6 milionë gaz i lëngshëm pasi subjekti e kishte hedhur në treg pa akcizë.

“Subjekti kishte hedhur në qarkullim rreth 1.6 milionë litra gaz natyror të lëngshëm pa paguar detyrimet e akcizës. Në total, detyrimi i munguar dhe penaliteti i vendosur ndaj këtij subjekti arrin në shifrën prej 38 milionë lekësh ose përafërsisht 350 mijë euro”, informoi Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, gjatë inspektimit në terren së bashku me Kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Kryeinspektori i ISHTI, Admir Abrija, bëri me dije se subjekti kishte mangësi edhe sa i përket cilësisë së produktit që kishte hedhur në qarkullim, ndërsa garantoi se bashkëpunimi mes institucioneve në luftën kundër informalitetit do të vijojë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana jonë dhe pas modularëve të përgatitur nga drejtoritë e analizave respektive kemi konstatuar që një subjekt ka pasur shmangie cilësore, thyrjen e procedurave si dhe shmangien e fiskut. Menjëherë autoritetet kanë ndërvepruar me njëra-tjetrën duke identifikuar subjektin dhe duke e penalizuar atë për cilësinë e produktit, modalitetet, formën e shitjes së produktit”, tha z. Abrija.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave sqaroi se Plani Operacional vijon të zbatohet në bashkëpunim jo vetëm me ISHTI, por edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ndërsa u bëri thirrje të gjitha subjekteve të respektojnë detyrimet ligjore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama nga Brukseli komenton protestat në Tiranë: “Revolucioni i flamingove” tërhoqi vëmendjen e botës për shkak të hijes së Donald Trump

14:49 / November 16, 2026

Mbështetje financiare për studentët, hapen aplikimet në e-Albania, kriteret për të përfituar

14:24 / November 16, 2026

Elon Musk dhe drejtues të Silicon Valley-t kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

14:08 / November 16, 2026

Pesë vende të BE planifikojnë të dërgojnë emigrantët në Ruandë, qendra pritet të hapet në vitin 2027

14:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.