Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar pasditen e sotme në Report Tv për të diskutuar mbi kapjen e 137 kg kokainë në Durrës, ka treguar se sipas burimeve të tij, pas kësaj ngjarjeje fshihet një grup kriminal shumë i fuqishëm në Durrës.
Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një grup me personazhe të famshme dhe shumë të rëndësishme të vendit tonë.
Ky grup, sipas tij nuk është goditur asnjëherë, por fatmirësisht policia aktualisht është në gjurmët e tyre.
Ai theksoi edhe njeherë se Gentian Malindi i cili është shpallur në kërkim, është personazhi kyç për pritjen e drogës.
Hoxha ka deklaruar se bossat nuk e marrin drogën te kontenieret, por punojnë nga pas duke ngritur kështu dyshimet se pas fshihen figura të një kalibri të rëndësishëm.
