Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Olti Curri: Ja në cilën media do të rikthehesha, por me një kusht

20:23 / September 27, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olti curri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë e njohim nga rrjetet sociale, por Olti Curri karrierën e tij e ka nisur në radio. Në vitin 1999 në radio Perla dhe më pas karriera e tij në vitet 2000 Plus2 Radio. “Klithma e Lepurit” apo “Posta e Zemrës” ishin emisionet e atyre viteve që publiku i përqafoi menjëherë, por pas tyre gjithmonë fshihej Olti Curri.

I ftuar në një rrëfim ekskluziv në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus Olti është rikthyer vite mbrapa në karrierën e tij.

Një ndër gjërat më të sukseshme që Olti ka bërë është edhe radio prej 17 viteve, por tashmë ai është i përqendruar vetëm në blogun e tijë. Por a do rikthehej Olti Curri përsëri në radio?

“Nuk e di nëse do i rikthehesha apo jo. Do i rikthehesha nëse një ditë si Gerry Scotti, si Radio 106 që I ndërtoi radion brenda shpisë. Nësë do kisha një vilë, një dhomë do e kisha shndërruar në radio”- ka thënë Olti.

Olti curri: Luana më telefonoi dhe më tha: “Ti provokon Luftë”. Zbulohet e vërtëta e sherrit

Olti Curri, ishte personazhi i radhës i cili ishte ulur në kolltukun e pasdites në Vizion Plus. Gjithmonë ai është komentuar në media si një gazetar që i thotë të vërtetat pa filtra. I pyetur nëse I ka rënë ndonjëherë telefoni për të fshirë direkt ndonjë status në rrjetet sociale, Olti nuk është kursyer në përgjigjen e tij.

“Jo hiqe direkt nuk thonë dot avash një cikë, jo kaq kollaj e ke ngatërruar. Po, kam marrë telefonata dhe më vjen të qesh . Ka njerëz që nuk e kanë kuptuar . Telefonata e fundit që kam marrë është e Luana Vjollcës vjet edhe foli e foli, ti provokon luftë tha, po I thashë do bëjmë lufte dhe e mbylla. Vetë fole vetë zgjodhe luftë.”, u shpreh Olti.

Por mesa duket gjithçka është sqaruar me Luanën, pasi vetë Olti tregoi se ka qenë I ftuar në emisionin e saj dhe asnjë gjë nuk është në rrafshin personal.

“Unë më Luanën kam punuar, e vlerësoj për grintën e saj, e vlerësoj që është shumë sportive, garipe siç thuhet edhe kur të merr një garipe, dhe thotë pse shkruajte këtë… Ajo duhet të merrte e të thoshte “ah u shkriva duke qesh, a sa mirë e bëre, e çfarë do bësh ndonjë gjë tjetër ose prit cfarë do bëj unë tani.” , sqaroi Olti Curri .

Ja kush e bën ”Zap” Olti Currit

Olti Curri gjithmonë njihet si një personazh i cili jo shumë njerëz mund ta bëjnë “zap”. Por në një rrefim ekskluziv për emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion Plus, Olti tregoi që I vetmi që ja bënë “zap”, dhe është dobësia e gjithë familjes është nipi i tij Alen.

“Alen është dobësia e familjes. Ne mundohemi shumë mos ta llastojmë me dhurata edhe me gjëra konkrete por është e gjithë vëmendja tek ai. Une mora makinën për të shkuar në Durrës sepse do fillonte shkolla, mami më tha duhet të vish patjetër se fillon shkolla, ceremonia . Aleni është shumë interesant dhe shumë introvers, është shumë i saktë. Aleni ka një gjë tjetër është 7 vjec dhe duket që është 7 vjeç.”

Olti Curri, këngë të re për divën e skenës. Zbuloni se kush është ajo

Përveçëse opinionist, bloger, gazetar dhe në qendër të mediave Olti Curri është edhe tekstshkrues këngësh.

Ai ka shkruar disa këngë për shumë artistë të momentit dhe së shpejti do shkruajë edhe në tekst për Aurela Gacen .

“Kemi lënë diçka me Aurela Gaçen, Darko Dimitrov dhe Kledi Bahitin. Na ka marrë puna”, ka deklaruar Olti ekskluzivisht për emisionin Vizioni i Pasdites.

Gjithashtu Olti do jetë pjesë e një emisioni televiziv. / Vizioni i pasdites

Olti Curri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.