Koncerti i radhës i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ishte në Rio të Brazilit, ku është pritur mjaft mirë.
Vetë ajo ka postuar në rrjetet sociale një video nga performanca ku tregon dashurinë e fansave për të.
Madje njëri prej tyre ishte aq i fiksuar për të përqafuar saqë kalon rojet e sigurisë.
“I dua fansat e mi. Faleminderit Brazil”, shkruan Bebe në videon e publikuar ku shfaqet bashkë me fansin e saj të çmendur.
