Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë tregut të Lezhës. Ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e parë.
Ndërkaq, policia bën të ditur se janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa po bëhet krehja e zonës për të kapur autorët.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISE
Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
