Klanifornia është spektakli i humorit që nis së shpejti në Tv Klan, dhe pjesë e rëndësishme e tij do të jetë dhe aktori i njohur Jul Deda.
Por teksa stafi është duke diskutuar e punuar mbi materialet, Juli duket se është në dilemë. Ai ka vendosur të pyesë fansat e tij në rrjetet sociale nëse duhet të rikthejë Refikun, personazhin kur Juli ka qenë në “Portokalli” me Gentian Zenelajn dhe Ermal Mamaqin.
Sigurisht që ka dashur të marrë mendimet e ndjekësve të tij ku përgjigja kryesore ka qenë “PO”. Por ka dhe nga ata që janë disi në dyshime, pasi mendojnë se nuk ka lezet pa Gentin dhe Ermalin personazhi i Refikut.
Kujtojmë se bëhet fjalë për grupin e famshëm The SHBLSH që për vite me radhë Refiku, Ledioni (Ermal Mamaqi) dhe shoku i tyre i burgut, Sherifi (Gentian Zenelaj), të cilët i kanë falur publikut shumë batuta, humor pa fund. Ju si mendoni?
