Pak ditë më parë në median rozë qarkulloi lajmi se Danineli dhe Fotini, çifti fitues që celebroi martesë brenda shtëpisë së Big Brother janë ndarë.
E ftuar dje në emisionin “Ftesë në pesë” në Top Channel, Fotinia ka treguar diçka më shumë për këtë, duke konfirmuar ndarjen. “Jemi dashur, por tashmë përfundoi. Doja të tregohesha e sinqertë me fansat që më kanë dashur dhe mbështetur”, tha ajo.
Lexo edhe- I mbani mend Danielin dhe Fotininë? Çifti ndahet pas dy vitesh
Ndërsa sa i përket lidhjes në detaje me Danielin, ajo tha: “Nuk jam penduar për lidhjen me të sepse ka pasur dashuri. Pendohem për disa gjëra të vogla, si dasma për shembull. Dasma ishte më shumë seç duhej”, e mbylli deklaratën ajo. E pyetur me se po merret këto kohë, Fotinia pohoi se ka vazhduar jetën e saj dhe tashmë punon si përkthyese. Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9”, me bekimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, Fotinia dhe Danieli i kanë dhënë fund martesës.
