Duket se fatkeqësisht në Shqipëri, vajzat shqiptare të njohura në ekran kanë lidhje me djem problematikë.
Jo më larg se ditën e sotme emri i njërës prej tyre është lakuar në media dhe bëhet fjalë për Miss–Shqipëria 2018, Trejsi Sejdini shkruan albeu.com.
I dashuri i saj akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos dhe policia e ka shpallur në kërkim. Ata kanë sekuestruar edhe makinën luksoze të Trejsit që ka qenë në pronësi të Leonard Dukës, makinë të cilën Treisi e mori dhuratë për ditëlindje.
Por Treisi nuk është as e para dhe as e fundit.
Edhe këngëtarja Elvana Gjata u përfshi vitin e kaluar në një ngjarje që u përfol shumë në vend. Bëhet fjalë për një vrasje që ndodhi në Ish-Bllok ku u përfshi i fejuari i Elvanës.
Edhe moderatorja Viola Spiro është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit public për shkak të arrestimit të ish te dashurit të saj në Itali. Prej kohësh moderatorja seksi Viola Spiro ishte në një lidhje me Valentin Selajn i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Në një shkrim të gazetës italiane La Nazione, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës.
Një tjetër çift i cili është tepër i përfolur në media është këngëtarja Rezarta Shkurta dhe nipi i ish diktatorit Ermal Hoxha. Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha aktualisht ka dalë nga burgu. Ajo ka këmbëngulur disa herë në intervista publike se partneri i saj është i pafajshëm.
Gjtihashtu edhe Suada Sherifi u përfshi ne këtë mesele pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Eldi Dizdari thuhet se ishte gjithashtu pjesë e konfliktit në Ish-Bllok.
