Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rotavirusi hyn në planin kombëtar të vaksinimit, zbatimi nis që sot

10:15 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaksina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis sot zbatimi i një tjetër vaksine në planin kombëtar të vaksinimit, dhe bëhet fjalë për atë të Rotavirusit, i cili është shkaktari kryesor i gastroenteritit tek fëmijët.

Infeksioni nga Rotavirus është shkaku më i shpeshtë i gastroenteritit tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Thuajse të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjec infektohen të paktën një herë nga Rotavirus dhe shumë prej tyre kërkojnë trajtim mjekësor ose spitalor për shkak të dehidrimit.

“Një vaksinë ndaj Rotavirusit, e cila merret nga goja, ekziston dhe do të futet në programin kombëtar të vaksinimit të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vaksina do të aplikohet, në moshën 2, 4 dhe 6 muaj duke filluar ne datën 1 Tetor 2019. Në datat 11 dhe 12 Shtator 2019 u trajnuan pranë ISHP-së epidemiologët dhe kryevaksinatorët e njësive vendore të kujdesit shëndetësor ne lidhje me infeksionet nga Rotavirus, vaksinat dhe imunizimi ndaj Rotavirus, mënyra e aplikimit të vaksinës, efektet anësore dhe kujdesi ndaj tyre, siguria e vaksinave, kundërindikimet etj. Këta specialistë do të zhvilojnë trajnime kaskadë me të gjitha qendrat shëndetësore ku do të aplikohet vaksina”, është shprehur më herët ISHP në një postim në Facebook.

Imunizimi ndaj Rotavirus do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme gastroenteritet tek fëmijët e vegjël.

rotavirusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.