Bebe Rexha është një nga këngëtaret e talentuara dhe po shijon frytet e suksesit të saj. Fansat e Bebes janë të shumtë dhe ka nga ata që çmenden për të. Por këngëtarja është dhe vetë fanse e çmendur e një ylli botëror.
Bëhet fjalë për aktoren Angelina Jolie e cila ka qenë në të njëjtin eveniment me Bebën. Shqiptarja e ka bërë foto me Jolie dhe e ka postuar në Instastory si dhe disa video të aktores.
“Angelina I love you” : shkruan këngëtarja.



