Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve , Agim Ismaili për regjim të mbikqyrjes së veçantë ndaj ish-kampionit të boksit Asmer Bilali, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri”.
Arsyeja e kësaj kërkese është thyerja e rregullave në Burgjeve duke futur në qeli telefon, rast ky i përsëritur prej tij. Drejtori i DPB, Agim Ismaili thekson fort se asnjë i “fort” nuk mund të shkel ligjin dhe toleranca ndaj tyre do të jetë zero.
Për Bilalin do jetë një izolim i posaçshëm duke u trasferuar në burgun e Fierit ( vendi ku është krijuar regjimi i mbikëqyerjes së veçantë) duke humbur kështu kontaktet me familjarët, të burgosurit e tjerë, ushqim, TV apo dhe aktivitetet e përbashkëta.
Kujtojmë se deri tani sipas vendimeve të shpallura me kërkesë të burgjeve janë vendosur në regjim të veçantë dhe me mbikëqyrje të rreptë 26 të dënuar.
