Alketa Vejsiu i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe fizikut të saj. Ajo ka treguar shpesh se merret me sport, por mesa duket sporti i saj i preferuar është Yoga.
Mëngjesin e sotëm ajo ka treguar pak nga aktiviteti i saj që e ushtron në shtëpi.
“Sa here ne jave beni sport?”: ka shkruar moderatorja në postimin e bërë në Instagram.
Nga fotot dhe videot e publikuar duket dhe një pjesë e shtëpisë së saj. Nga imazhet e postuara shihet se moderatorja ka një oborr të madh në shtëpinë e saj dhe në pjesën e jashtme ka një vend të veçantë për t’u stërvitur.
