Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush është Juli i Pashakos që iu sekuestrua pasuria. U dyshua si “killer” i tretë në masakrën e Lushnjes

22:25 / October 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro sekuestruar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka sekuestruar 70 mijë euro dhe një makinë 100 mijë euro që dyshohet se janë përfituar nga një aktivitet kriminal.

Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Julian Sula për të cilin policia kishte informacion se merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Sasia e parave dhe mjeti luksoz u gjet në shtëpinë e tij. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Julian Sulo, pasurinë e të cilit e sekuestroi policia nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai dyshohet si autori i tretë i masakrës së Lushnjes dy vite më parë, ku mbetën të vrarë tre të rinj.

Sulos, i cili njihet si “Juli i Pashakos” iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një makinë me 100 mijë euro. Vetëm një vit më parë ai u arrestua pasi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe ndërkohë kishte armë pa leje me vete.

Kush është Julian Sulo?

Nga arkiva e lajmeve të kohës dy vite më parë, në pranverën e vitit 2010 Julian Sula me shokë kanë grabituar nën kërcënimin e pistoletës makinën e një shtetas në rrugën Fier-Lushnje.

Sëbashku me dy të tjerë, Sula i ka drejtuar armën pronarit të makinës duke i kërkuar që të ndiqnin udhëzimet e tyre. Ata kanë ecur disa kilometra duke e zbritur pronarin e mjetit për të vazhduar pastaj vetë me fuoristradën.
Ndërkohë, në qershorin e vitit të shkuar, Sula është goditur 10 herë me thikë në një lokal bastesh nga Arjan Aliço, i njohur si person i afërt me bandën e Aldo Bares .

Gjithashtu emir i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës një vit më parë dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE”, Ursula von der Leyen: Ky është një moment i rëndësishëm

12:08 / November 16, 2026

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.