Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të mërkurë, pas një skene si në filma që ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku i riu kaloi me semafor të kuq e nuk iu bind urdhrit për ndali, të policisë e gjatë ndjekjes ka aksidentuar edhe një makine.
Ndërsa tre shokët e tij që protestuan për prangosjen e L.T, janë në hetim në gjendje të lirë.
NJOFTIMI
Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 u bë arrestimi për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” i shtetasit L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet.
Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” edhe shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policies, për prangosjen e shtetasit L. T.
