Ajo njihet për fotot provokuese e seksi, me të cilat tërheq menjëherë vëmendjen e fansave të saj. Bëhet fjalë për modelen e njohur, Rike Roçi, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.
Së fundmi, Rike ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë që të dinë shumë gjëra rreth jetës së modeles.
Një ndjekës e ka pyetur Roçin se “çfarë numri i ka reçipetat?”. Rike nuk ka nguruar ta publikojë këtë pyetje, teksa i ka kthyer përgjigjen më qesharake komentuesit.
“Sa sytë që të pëllcasin”, shkruan Rike në postimin që ka bërë në “Instastory”.
