Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e Zanës, gruas e cila ka pesë vite që lufton me kancerin

18:58 / October 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali onkologjik e1464785828856 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat.

Këtë vit në Shqipëri janë regjistruar rreth 700 raste të reja afro 180 më shumë se një vit më parë.

Zana Harizaj ishte 61 vjeç kur nisi betejën me kancerin e gjirit. Mbi këtë sëmundje kishe dëgjuar shpesh por kurrë nuk i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor, shkruan Ora news.

Zana Harizaj: Kisha pak shqetësim dhe më doli një kokërr këtu poshtë. Erdha te mjeku dhe u kontrollova, më tha për operim, u operova.

Prej 5 vitesh atë e gjen shpesh në Spitalin Onkologjik në QSUT ku i nënshtrohet mjekimeve intensive.

Përballja me sëmundjen nuk ka qenë e lehtë. Në mungesë të bashkëshortit dhe fëmijëve në emigrim, i është dashur të luftojë e vetme dhe në heshtje.

Zana Harizaj: Shumë keq. Sa e mora vesh erdha me të shpejtë dhe bëra operimin.

Beteja që ende vazhdon nuk ia ka mposhtur buzëqeshjen edhe pse frikën për jetën nuk e ka kaluar.

Zana Harizaj: Deri tani me frikë, kam ende.

Gratë dhe vajzat i fton të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Zana Harizaj: Të vijnë dhe të bëjnë kontrolle, doktori të shëron.

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat.

Përgjatë këtij viti janë regjistruar 700 raste të reja nga 513 që ishin vitin e kaluar.

Për shkak të numrit në rritje mjekët apelojnë për kontrolle të shpeshta mjekësore, pasi siç thonë ata të parandalosh është shumë më mirë se të kurosh.

KANCERI I GJIRIT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.